Protesta e 67 kundër qeverisë! “Nesër më shumë”, qytetarët të vendosur: Rama jep dorëheqjen, Shqipëria kërkon revolucion
Mbyllet revolta e 67 kundër Ramës. Protestuesit vazhduan edhe sot marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi i sotëm, nga Kryeministria, vijoi drejt Liqenit Artificial më pas në Sheshin Wilson dhe në disa akse të kryeqytetit.
Me thirrjet “Qeveri e krimit”, “Rama në Burg, Berisha në burg”, “Poshtë patronazhistët” , “Ju erdhi fundi” “Shqipëria kërkon Revolucion” kanë vijuar marshimin.
Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria.
Fraksuon.com

