Do të kalonin ilegalisht në Shqipëri 24 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në aksin Librazhd–Elbasan
Tre persona janë vënë në pranga në aksin Librazhd-Elbasan, pasi tentuan të kalonin ilegalisht në kufij 24 emigrantë të paligjshëm.
Të arrestuarit janë Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku, që transportonin në 2 raste, 24 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.
Në kuadër të operacioneve policore të koduara “Aksi” dhe “Aksi 01”, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka identifikuar dhe bërë publikë emrat e tre të arrestuarve. Në pranga janë vënë Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku, të cilët akuzohen se transportonin kundrejt pagesës emigrantë të paligjshëm që synonin kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në total, gjatë dy operacioneve u kapën 24 emigrantë të paligjshëm, ndërsa u sekuestruan edhe dy automjetet e përdorura për këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com

