Aksident me vdekje në Durrës, këmbësori humb jetën pasi përplaset nga një makinë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit. Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh., 64 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.
Fraksion.com

