AktualitetTë fundit

Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore – Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Rriban të Mallakastrës.

Flakët kanë përfshirë zonën pyjore duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse të cilat po punojnë në një terren të vështirë, pa rrugë, për neutralizimin e flakëve.

Një ditë më parë, në Mallakastër ra zjarr pranë fshatit Hekal, në afërsi të “Qafës së Vidhit” ku u dogjën rreth 10 hektarë me ullishte e shkurre.

Gjithashtu flakët iu afruan puseve të naftës dhe banesave, por u neutralizuan në kohë.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com