AktualitetPolitikëTë fundit

66 ditë “Revolucion Flamingo” – Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore

Për 66 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra.

Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.

Sot shënohet dita e 66-të e protestave, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com