AktualitetTë fundit

U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me 7 anëtarë

Policia e Bulqizës iu shkoi në ndihmë 7 qytetarëve të cilët ishin bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi.

Policia njoftoi se pas marrjes së njoftimit nga një shtetas, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe 6 familjarë të tij kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje.

Sipas policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, u organizua operacioni i shpëtimit, gjatë të cilit 7 qytetarët u nxorën nga rrjedha e ujit me gomone.

Të shtatë qytetarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com