“Jo bashkimit me Korçën”: Banorët e Maliqit ngrihen në protestë, kundërshtojnë propozimin e PS për Bashkinë
Banorët e Bashkisë Maliq dolën në protestë kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon bashkimin e mundshëm me Bashkinë e Korçës.
Protestuesit kërkuan që Bashkia Maliq të ruajë statusin e saj si njësi vendore më vete, duke argumentuar se bashkimi me Korçën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e komunitetit lokal.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kjo kauzë dhe paralajmëruan vijimin e reagimeve deri në tërheqjen e çdo propozimi që cenon ekzistencën e Bashkisë Maliq si njësi administrative e pavarur.
Fraksion.com

