Mbi 2 mln euro në llogari, bleu kështjellë 2.6 mln euro, dy apartamente dhe…/ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen
SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri të shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga lloogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua.
Po ashtu SPAK njofton se këto pasuri do të sekuestrohen.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
2 mln euro në llogari bankare, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente
“Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj.
Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre.
Fraksion.com

