Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e Kryeministrit Rama
Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste kombëtare këtë të shtunë në Tiranë, ku, sipas organizatorëve, pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë nga diaspora.
Sipas njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale nga komunitete të diasporës, protesta do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa qytetarët brenda dhe jashtë vendit janë ftuar t’i bashkohen tubimit.
Organizatorët e cilësojnë protestën e 1 gushtit si një nga mobilizimet më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, duke theksuar se pjesëmarrja e diasporës pritet të ketë një rol të rëndësishëm në tubim.
Fraksion.com

