AktualitetPolitikëTë fundit

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë: Divjaka në shesh, banorët paralajmërojnë protestë pasdite

Edhe banorët e Divjakës, kanë dalë kundër propozimit të mazhorancës, për shkrirjen e bashkisë me bashkinë e Lushnjes.

Reforma e re territoriale i ka shqetësuar banorët të cilët jetojnë realitetin ekonomiko administrativ të qytetit të tyre.

Potenciali ekonomik i Divjakës është tejet i madh dhe banorët kërkojnë që bashkia të mbesë në Divjakë dhe të mos delegohen për Lushnjen.

Ndërkohë pasdite në orën 18.30 është njoftuar një protestë e madhe në Divjakë për të shprehur kundërshtinë ndaj projektit për reformën territoriale ku bashkia e Divjakës bashkëngjitet me bashkinë e Lushnjes.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com