Rama: Nëse dera e hapur e BE-së nuk do të ishte kaq afër, do të isha tërhequr në katundin tim të vogël
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk do të ishte kaq pranë, ai mund të ishte tërhequr nga politika pas 12 vitesh në drejtimin e vendit dhe të Partisë Socialiste, teksa shqiptarët i kërkojnë të largohet.
“Shqipëria pas këtyre 12 viteve të PS-së në drejtim, me punët e panumërta transformuese dhe përtej gjithë gabimeve e të metave, u bë një Shqipëri aq tjetër nga ajo që morëm në vitin 2013, sa pa këtë orën e historisë në dyert e Europës, mund të quhej me kokën lart mision i përmbushur”, tha ai. Rama argumentoi se hapja reale e negociatave dhe afrimi me BE-në e bëjnë mandatin e katërt një vazhdimësi të natyrshme të rrugës së nisur
Edi Rama: Nëse dera e hapur e BE nuk do të ishte kaq afër, me shumë gjasë do të isha tërhequr me shumë mirënjohje të madhe në katundin tim të vogël, pas 12 viteve të jetuara me mish dhe me shpirt në krye të detyrës më të lartë që vendi jep. Dhe pas gjithë këtyre të viteve në krye të PS. Sepse Shqipëria pas atyre 12 viteve të PS-së në drejtim, me punët e panumërta transformuese dhe përtej gjithë gabimeve e të metave u bë një Shqipëri aq tjetër nga ajo që morëm në kurriz kur e morëm në buzën e greminës në 2013, sa pa këtë orën e historisë në dyert e Europës, mund të quhej me kokën lart mision i përmbushur.
Dhe këtu vjen përgjigjja e peytjes tjetër, pse duam ne të qëndrojmë gjithnjë në krye. Jo sepse hë për hë dimë ne më shumë se të tjerët, as se kundërshtarët tanë janë pa kokë dhe janë të vjetër, por janë të vjetër edhe kur janë të rinj, as jo e jo sepse jemi të vetëlidhur pas karrigeve të pushtetit për hir të pushtetit. Ka të bëjë me orën ku ndodhet Shqipëria. Nuk është në një rrugë të zakonshme që mund të ecë të ndalojë, të ndërrojë qeverinë, të vazhdojë aty ku e la dhe historia të ishte një tren që rri në stacion deri kur të gjithë bien në dakord të niset…
Fraksion.com

