AktualitetPolitikëTë fundit

“Menaxhuam mbi 27 vatra zjarri”, Nufi: Kemi marrëveshje me NATO-n, katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza. Për prodhimin e anijeve luftarake…

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, doli në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku foli për një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe menaxhimin e emergjencave në vend.

Ai bëri të ditur se Shqipëria do të kontribuojë me oficerë në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza, ndërsa dha detaje edhe për bashkëpunimin me NATO-n dhe SHBA-në, projektin për prodhimin e anijeve luftarake, si edhe për situatën e zjarreve në vend dhe shpërblimin e miratuar për zjarrfikësit.

“Kemi marrëveshje me NATO-n që katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza si pjesë e forcave ndërkombëtare stabilizuese, teksa në vijim do të bëjmë me dije numrin total dhe vendin ku trupat e tjera do të vendosen. Këto marrëveshje kanë nisur prej shumë kohësh, që kur kemi vënë marrëdhënie me SHBA. Kemi avancuar procedurat për marrëveshjen për prodhimin e anijeve luftarake.

5 helikopterë kanë qenë aktivë, mbi 90 mjete në total. Kemi një situatë zjarri në Dajt, janë mbi 120 forca në terren, gjithashtu 2 helikopterë po punojnë nga ajri. Ky shpërblim është më se i merituar. Qeveria ia jep të gjithë atyre që përballen në vijën e parë të frontit me zjarret.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com