Majko sulmon diplomacinë për marrëveshjen për konsullatën serbe: Shkodra nuk krahasohet me Luginën e Preshevës
Hapja e një konsullate të Serbisë në Shkodër ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko.
Në reagimin e tij, ai ndalet te dallimet mes dy qyteteve ku parashikohet të hapen përfaqësitë konsullore, duke theksuar kontrastin mes Shkodrës dhe Bujanocit. Sipas Majkos, Bujanoci është një zonë e banuar kryesisht nga shqiptarë, ndërsa Shkodra nuk ka të njëjtën përbërje etnike, duke ngritur pikëpyetje mbi logjikën e kësaj marrëveshjeje.
Reagimi i ish-kryeministrit vjen në një kohë kur vendimi për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër ka ngjallur debat dhe komente në opinionin publik.
Reagimi i Pandeli Majkos:
Kundrejt hapjes së kosullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!
Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!
Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!
Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”.
Fraksion.com

