AktualitetPolitikëTë fundit

BKH zbarkon në Tiranë dhe Durrës, kontrolle në disa banesa për dosjen Balluku

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në Tiranë dhe Durrës, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Mësohet se kontrollet janë ushtruar në disa banesa, ndërsa operacioni zhvillohet në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi kontrollet dhe personat apo objektet e përfshira në hetim. Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë informacion lidhur me zhvillimet e fundit të kësaj dosjeje.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com