Protestuesit thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës: Çohuni nga gjumi!
Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.
Teksa kaluan pranë Librit Universitar, ata iu drejtuan qytetarëve me thirrjen: “Çohuni nga gjumi!”, duke i ftuar t’u bashkohen protestave.
Gjatë marshimit nuk munguan as brohoritjet “O milet, Rama ka siklet!”, si edhe thirrjet në mbështetje të diasporës: “Diaspora, zemra e Shqipërisë!”. Protestuesit kënduan gjithashtu këngë patriotike përgjatë itinerarit.
Protesta po vijon pa incidente, ndërsa qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
Fraksion.com

