Detaje nga tragjedia në Shkodër: Viktimat ishin kthyer nga Gjermania për pushime, policia gjen bombol gazi dhe shishe benzine në banesën e vjetër
Një banesë u shkrumbua nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Postribës në Shkodër, ku humbën jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Familja Çela jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur me pushime në Shkodër.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, ata kishin mbërritur sot në fshatin Domen, në shtëpinë e vjetër të familjes, pasi ata jetonin në Shkodër, me qëllimin për ta riparuar dhe për të bërë disa punime.
Nëna me dy fëmijët ishin në shtëpinë e vjetër duke gatuar ndërsa kryefamiljari ka qenë pak më larg në fshat. Zjarri ka shpërthyer dhe në pak minuta është shkrumbuar e gjithë shtëpia e vjetër.
Në banesë janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzine.
Fraksion.com

