AktualitetPolitikëTë fundit

Përplasje para Kuvendit: Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të protestuesve, nuk kursehet as media

Situata është përshkallëzuar gjatë protestës para Kuvendit, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të turmës, ndërsa sipas raportimeve, nuk janë kursyer as gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin zhvillimet nga afër. Ndërkohë ujë me presion është hedhur dhe ndaj kamerës së News24.

Protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa tensionet vijojnë përpara godinës së Parlamentit.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com