Vodhën dhjetëra miliona lekë të pensioneve – Nis në Gjykatën e Durrësit seanca për ish-drejtoreshën dhe dy zyrtaret e Postës, ja akuzat
Ka nisur në Gjykatën e Durrësit seanca për dhënien e masës së sigurisë për ish-drejtoreshën, shefen e financës dhe arkëtaren e filialit të Postës Shqiptare, Durrës, të cilat u arrestuan tre ditë më parë pasi nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.
Elisabeta Mataj, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana janë arrestuar nga policia pas denoncimit dhe hetimeve që nisën për abuzim me miliona lekë me fondet e institucionit.Ndalimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.
Fraksion.com

