“Arrestoni Ramën dhe Ballukun” – Mbyllet dita e 47-të e revoltës, protestuesit rikthehen te Kryeministria pas marshimit në Tiranë: Nesër më shumë!
Pas një marshimi masiv nëpër rrugët dhe akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish aty ku nisi gjithçka, përpara godinës së Kryeministrisë, duke përmbyllur kështu zyrtarisht tubimin e sotëm.
Rikthimi i protestuesve përpara selisë së qeverisë u shoqërua me të njëjtat thirrje të forta që kanë karakterizuar të gjithë ditën e sotme. Me thirrjet që dëgjoheshin në kor: “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun!”, qytetarët dhe aktivistët kanë kërkuar sërish reagimin e menjëhershëm të organeve të reja të drejtësisë ndaj aferave korruptive të denoncuara.
Përpara shpërndarjes, organizatorët dhe aktivistët kanë lënë takim për ditën e nesërme, e cila do të shënojë ditën e 48-të radhazi të kësaj qëndrese popullore. Përmes megafonëve, u bë thirrje që dita e nesërme të sjellë një pjesëmarrje edhe më të madhe të qytetarëve në bulevard për të vijuar presionin ndaj mazhorancës.
Fraksion.com

