U paraqit në spital me thikën ende në qafe, zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit të ngjarjes në Korçë
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një person u plagos me thikë pas një konflikti mes dy individëve.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me plagosjen me thikë të Janaqit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se i plagosuri është paraqitur në spital me thikën ende në qafë, ndërsa mjekët po punojnë për heqjen e saj dhe dhënien e ndihmës mjekësore.
Mësohet se i dëmtuari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar nga forcat e rendit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Fraksion.com

