AktualitetTë fundit

Plagosje me thikë pranë shkollës “Demokracia” në Korçë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës, ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka marrë plagë në zonën e qafës dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e konfliktit që çoi në plagosjen me thikë.

 

Farksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com