Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara, ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s, që mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të aleancës për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike.
Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.
Mes liderëve botërorë, është edhe kryeministri Edi Rama i cili ka mbërritur në samit i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe ministri i Brendshëm, Ermal Nufi.
Krah Ramës në foto është presidenti turk Erdogan, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe liderë të tjerë si presidenti amerikan, Donald Trump. Në foto shihen edhe kryeministrat e Britanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës etj. Pas fotos, samiti do të vijojë me takimet dhe axhendën e saj.
Fraksion.com

