AktualitetPolitikëTë fundit

Rama merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur se, gjatë zhvillimit të samitit, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.

Të nesërmen në Ankara, kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com