AktualitetPolitikëTë fundit

“Po të doni hani dhe dardha dhe ftonj”, Rama nxjerr poezinë e Agollit: Mbi baltën korija bleron, dhe ma bëtë padashur plantacion!

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj protestave  kundër tij që vijojnë prej 36 ditësh në Tiranë,  dukë i kërkuar dorëheqjen.

Ai ka postuar një poezi të shkrimtarit Dritëro Agolli me titull “Kundërshtarëve të mi”, ai për ndjekësit>

“Kundërshtarëve të mi”

Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.

Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.

 

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama krahas postimit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com