Kush ka fat në dashuri dhe kush në financa? Ja çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
Dashi
Një periudhë me mundësi të mira financiare dhe ndryshime pozitive është në horizont. Retrograda e Neptunit ju fton të rishikoni çështje të së kaluarës, sidomos ato që lidhen me punën ose vendime të rëndësishme. Në dashuri, gjysma e dytë e muajit premton zhvillime të favorshme.
Demi
Ekonomia dhe karriera mbeten në fokus. Është koha të mbyllni kapituj të vjetër dhe të ecni përpara. Mund të zgjidhen probleme të mbartura prej kohësh, ndërsa fundi i muajit sjell mundësi për rritje profesionale. Në dashuri favorizohen lidhjet me Gaforren dhe Akrepin.
Binjakët
Puna juaj do të nisë të japë rezultatet që prisnit. Mund të hapet rruga për një burim të dytë të ardhurash ose një angazhim të ri. Tregohuni të rezervuar me planet dhe mos ndani çdo detaj me të tjerët. Heshtja do të jetë aleati juaj më i mirë.
Gaforrja
Një nga shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe. Ju presin lajme të mira në familje, punë dhe financa. Për beqarët mund të lindë një njohje serioze, ndërsa ata që janë në një marrëdhënie mund të hedhin hapa të rëndësishëm për të ardhmen. Edhe dokumentet apo çështjet me jashtë favorizohen.
Luani
Ndryshimet lidhen me udhëtimet, dokumentacionin dhe pasuritë e paluajtshme. Nëse keni pasur çështje ligjore apo administrative, situata nis të qartësohet. Është një moment i mirë për të bërë plane afatgjata dhe për të marrë vendime të rëndësishme.
Virgjëresha
Ju pret një ofertë pune ose një mundësi për ngritje në detyrë. Mos u ndikoni nga thashethemet dhe opinionet e të tjerëve. Përpjekjet e bëra gjatë muajve të fundit do të shpërblehen. Në dashuri favorizohen lidhjet me Dashin.
Peshorja
Bashkëpunimet dhe projektet e reja marrin hov. Është koha për të nisur iniciativa të rëndësishme, sidomos në biznes. Bashkëpunimet me shenjat e ujit mund të sjellin rezultate të mira. Në jetën sentimentale, një njohje mund të marrë një kthesë pozitive.
Akrepi
Edhe pse mund të ndiheni të nënvlerësuar, puna juaj nuk ka kaluar pa u vënë re. Ruani qetësinë dhe mos reagoni ndaj provokimeve. Suksesi do të vijë falë këmbënguljes. Në dashuri mund të ketë debate të vogla me Demin, por ato kalohen shpejt.
Shigjetari
Financat dhe puna marrin një kthesë pozitive. Projekte të nisura më herët fillojnë të japin frytet e tyre. Gjysma e dytë e vitit premton zhvillime të rëndësishme. Në planin sentimental, harmonia është më e madhe me Binjakët dhe Virgjëreshën.
Bricjapi
Lajme të mira priten në lidhje me udhëtimet, provimet, dokumentacionin dhe bashkëpunimet. Nëse prisni një përgjigje të rëndësishme, gjasat janë që të jetë pozitive. Në dashuri, një lidhje me Gaforren mund të forcohet edhe më shumë.
Ujori
Pas një periudhe lodhjeje, vjen stabilizimi ekonomik dhe profesional. Mund të merrni një ofertë për një punë të dytë ose të zgjeroni aktivitetin tuaj. Organizimi dhe korrektësia do t’ju sjellin rezultate të mira. Në dashuri favorizoheni me Shigjetarin.
Peshqit
Retrograda e Neptunit ju shtyn të rishikoni prioritetet dhe vendimet financiare. Nuk është një periudhë negative, përkundrazi ju jep mundësinë të korrigjoni gabime dhe të ndërtoni plane më të sigurta. Në dashuri, lidhjet me Virgjëreshën janë veçanërisht të favorizuara.
Fraksion.com

