AktualitetPolitikëTë fundit

“Amnisti e krimit”- Berisha: 130 mln euro djegësi i Tiranës dhe nuk ka një zyrtar të lartë në burg! Lubi Balluku përcolli Lali Vjedhësin dhe..

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në fjalën e tij para gazetarëve ai i është rikthyer çështjes së inceneratorit të Tiranës, ku tha se edhe pse janë  vjedhur 130 mln euro nuk ka asnjë zyrtar të lartë në burg.

Sipas tij, Erion Veliaj që kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet së bashku me Lubi Ballukun bëjnë luftë me njëri tjetrin.

“Djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura, para të qytetarëve të Shqipërisë, taksapaguesve. Dhe janë gjithsej të akuzuar Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu. Dhe dy punonjës të thjeshtë, kaq janë.

Paçka se Edi Rama ka firmosur me dorën e tij të zezë, dhënien e bonusit tetë pikë kompanisë e cila u krijua tetë muaj më vonë mbasi mori bonusin.

E shpalli fituese kompaninë, e cila u themelua dy ditë pasi u shpall fituese. Kurse Erion, Lali Vjedhësi, që kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet së bashku me Lubi Ballukun, bëjnë luftë kundër njëri-tjetrit, Lubia e përcolli Lali Vjedhësin dhe vetë tani firmos urdhër-arrestet nga Skapi i partisë.

Pra, nuk ka akt më të shëmtuar se për 130 milionë euro të mos ketë një zyrtar të lartë të prangosur, qoftë ai ministër, qoftë ai zëvendëskryeministër apo kryetar bashkie. Kjo është amnisti e krimit.

Përveç kësaj, siç e shihni ju, a ka dëshmi më flagrante të përkatësisë partiake të këtij institucioni, i cili mban të fshehtë emra. Ose si Engjëll Agaçi, Ergys Agasi e të tjerë, të cilët përfliten se janë në dosjen Aruba dhe dalin emrat e trafikantëve, dalin emrat e biznesmenëve të dërguar në Aruba me porositë e qeverisë, por jo të qeveritarëve sepse kjo do të ishte dëshmia absolute e narkoshtetit shqiptar.

Ka gjë më të turpshme, ka gjë më të papërgjegjshme se kjo?

Pyesni shqiptarët: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë tuaj shkuan te trafikantët e drogës? Këta janë më të këqij se ata, ata që fshehin emrat e tyre. Dhe njëri prej tyre, më kryesori, është Altin Dumani i cili ka dosjen”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com