“Rama dhe Berisha kanë frikë nga ne!”/ Protestuesi: Për mbijetesë janë gati për kaos e destabilitet! Mos të biem pre e provokimeve, nuk na përçajnë dot
Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar edhe me thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e provokimeve, ndërsa një prej protestuesve deklaroi se klasa e vjetër politike kërkon tensione për të mbijetuar në pushtet.
“A e dini se kush ka frikë nga protesta jonë paqësore? Ai që është mësuar të përçajë njerëzit dhe të mbjellë frikë. Kur nuk ia del dot, bën provokime, si ato që pamë para dy ditësh para Kuvendit”, u shpreh ai.
“Ne do të qëndrojmë fort për të qenë të lirë. Liria nuk dhurohet, por fitohet. Të mos biem në kurthin e dhunës. Kasta e vjetër politike do kaos, sepse aty mund të fshihet”, deklaroi ai.
“Kujtoni vitin 1997. Shteti u rrëzua, mijëra qytetarë u larguan, pati viktima dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Në vitin 1997 lufta ishte për pushtet, sot luftojnë për mbijetesë. Janë gati të krijojnë destabilitet vetëm për të mos u larguar nga pushteti”, u shpreh ai.
Fraksion.com

