35 ditë qëndresë/ “Ju erdhi fundi”! Pjesëmarrje rekord në revoltën kundër Ramës, protestuesit thirrje: Te komisariati, lironi çunat!
“Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”, ka qenë ky një prej mesazheve të sotme në protestën kundër Ramës.
Gjithashtu kanë bërë thirrjet “te komisariati”, në shenjë mbështetje për protestuesit e ndaluar gjatë protestës para Kuvendit që u shoqërua me përplasje.
“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre. Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.
Fraksion.com

