“Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”, përplasje e tensione para Kuvendit, Peleshi çel seancën plenare dhe vijon me rendin e ditës
Teksa protestuesit jashtë Kuvendit kanë vijuar me thirrje: “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”, seanca plenare e ditës së sotme ka nisur punimet e saj.
Kryeparlamentari Niko Peleshi e çeli seancën duke lexuar rendin e ditës.
Në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e PS dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Ndërkohë grupi parlamentar i PD-së ka bokotuar seancën e sotme.
Jashtë parlamentit vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Fraksion.com

