“Nuk zmbrapsemi nga mbeturinat sociale”, Balla shpërthen ndaj protestuesve: Një grup kriminelësh
“Nuk zmbrapsemi nga një grup mbeturinash sociale e politike”, kështu ka deklaruar kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në mbyllje të seancës plenare në Kuvend.
“Kemi një kontratë që nuk lëviz dhe nuk e luan topi, kontratën e PS me shqiptarët. Ndërsa me këto tjerat jam mësuar. Në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet. Sot edhe shqiptari më skeptik, sa i përket pjesës se këtu është një skenar në dëm të Shqipërisë”, tha ai.
Fraksion.com

