AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama jepe dorëheqjen”, mbi tre orë në sheshin para Kryeministrisë, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” në rrugët e Tiranës.

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Rama fuck you”, qytetarët kanë ndjekur itinerarin e përnatshëm, ku pasi kanë shprehur shqetësimet e tyre poshtë zyrës së kryeministrit Rama, ata “pushtojnë” rrugët e kryeqytetit.

Sot ishte dita e 32-të e protestës, ku qytetarët artikulojnë si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 33-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com