“Qepe gojën, dër-dër, o legen”, Ulsi Manja shpërthen ndaj deputetit të PD-së: Mbylle se të…
Pak keq sherri në komisionin për Reformën Zgjedhore, teksa i pranishëm në mbledhje është kreu i SPAK-ut, Klodian Braho. Teksa fliste Ulsi Manja, ky i fundit është përplasur me demokratin Ivi Kaso, ndërsa ka ofenduar këtë të fundit duke përdorur ‘o legen’.
Ulsi Manja teksa kërkonte që mbledhja ti kthehej normalitetit është përplasur me deputetin e PD, Ivi Kaso, ndaj të cilët ka përdorur edhe fjalë fyese si “legen”
“E mo qepe gojën dër dër dër…legen, mbylle gojën se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi…a ka mundësi të kthehet mbledhja në normalitet, sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe”, iu drejtua Manja.
Situatën u mundua të qetësonte Damian Gjiknuri: “Po kërkoj unë ndjesë për atë, thelbi i bisedës ishte të fokusohemi për të cilën ajo e kemi thërritur. Në komisionin e ligjeve e kemi bërë praktike që ngremë cdo pyetje. Këtu e kemi thërritur për krimet zgjedhore”.
Fraksion.com

