“Përgatitjet për Samitin e Ankarasë”, Zëvendës Sekretarja e Përgjithme i drejtohet Samitit Parlamentar të NATO-s në Stamboll
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, mori pjesë në Samitin Parlamentar të NATO-s në Stamboll, Turqi, ku diskutoi prioritetet kryesore të politikave dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara më 7-8 korrik.
Në fjalimin e saj drejtuar Kryetarëve të Parlamenteve Aleate, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme përshkroi axhendën e Samitit të NATO-s, të përqendruar në rritjen e investimeve në mbrojtje, rritjen e prodhimit industrial dhe riafirmimin e mbështetjes së Aleatëve për Ukrainën.
Duke u bazuar në vendimet historike të marra në Samitin e NATO-s në Hagë vitin e kaluar, në Ankara, Aleatët e NATO-s do të demonstrojnë se “po i përmbushim këto angazhime”, deklaroi znj. Shekerinska.
Samiti Parlamentar i NATO-s bashkon Kryetarët e Parlamenteve Aleate. Që nga viti 2024, Samiti është mbajtur nën përgjegjësinë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila organizon ngjarjen në bashkëpunim me vendet pritëse të Samitit të NATO-s.
Fraksion.com

