“PD-PS, dyshe komuniste”, marshimi në rrugët e Tiranës, lumi i protestuesve kalon para selisë së PD: Opozitë e shitur!
Protestuesit që morën pjesë në protestën e 31-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe establishmentit politik.
“Opozitë e shtirur!”, “PD-PS, dyshe komuniste”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”
Protesta e zhvillua për të 31-ën ditë radhazi, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi qytetar do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Fraksion.com

