AktualitetPolitikëTë fundit

Pamje me dron/ Me flamuj kuq e zi dhe pankarta, sheshi plot me qytetarë që kërkojnë dorëheqje të pa negociueshme të Ramës

Magjike janë pamjet e protestës së 31-të me radhë para Kryeministrisë.

Me flamuj dhe pankarta, sheshi ishte i mbushur edhe sot me mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

Ndërkohë, sot në orën 10:00 do të zhvillohet një organizim para SPAK-ut, ku do të dorëzohet edhe libri “Albanian Files”, i firmosur nga protestuesit gjatë ditës së sotme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com