AktualitetPolitikëTë fundit

“Hiqni imunitetin e Ballukut që të bëhet drejtësi”/ 32 ditë revoltë, protestuesi i kërkon Ramës 5 kërkesat: Jep dorëheqjen menjëherë ti dhe qeveria jote! Thirrja për SPAK

Mbahet sot protesta e 32-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij nga podiumi i ngritur përpara Kryeministrisë, një nga protestuesit u shpreh se qytetarët vijojnë të shprehin revoltën e tyre, pavarësisht perceptimit se protesta do të shuhej shpejt.
Ai siguroi se protestuesit mbeten të palëkundur në pesë kërkesat e tyre kryesore, ku më e rëndësishmja, sipas tij, është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.

“Sot kemi hyrë në ditën e dytë të muajit të dytë të protestës. Ata që menduan se do të lodheshim shpejt tashmë e kanë kuptuar se kanë gabuar. Sot shumë qytetarë ishin në orën 10:00 para SPAK-ut për të dorëzuar librin ‘The Albanian Files’, për t’i dhënë mbështetje institucionit dhe njëkohësisht për t’i bërë thirrje që ta hetojë këtë si provë të një krimi. Kemi indicie se oligarkë kanë investuar në projektet e përfshira në këtë libër, duke pasur garanci paraprake nga Rama se ai do të ndryshonte ligjin pasi ata t’i realizonin projektet.

Ne vijojmë të qëndrojmë të palëkundur në pesë kërkesat e artikuluara gjatë 32 ditëve të kësaj proteste. Kërkesa e parë, e panegociueshme, është dorëheqja e menjëhershme e Ramës dhe e qeverisë së tij. Ky është kryeministri më i korruptuar që kemi pasur deri më sot. Ka gjysmën e qeverisë në burg ose nën akuzë dhe po përpiqet t’i mbrojë përmes imunitetit të deputetit. Nuk duhet të harrojmë t’i kërkojmë SPAK-ut të përshpejtojë procedurat për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, gjë që do t’i hapte rrugë drejtësisë për të vepruar”, u shpreh protestuesi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com