“U kapët me presh në duar me Ballukun!”, Bardhi replika me Ballën: Kërkoji falje veteranëve të UÇK-së. Protestuesit të kanë hedhur në kosh!
Protesta që po mbahet prej 31 ditësh është bërë ‘mollë sherri’ në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me Taulant Ballën.
Ai tha se Balla duhet t’i kërkojë falje veteranëve të UÇK-së, sa i takon deklaratave për Dritan Goxhajn.
“Ke xhelozi që ke përfunduar te koshi i plehrave, ndërsa kolegët deputetë janë mes qytetarëve. Erdhe këtu dhe dënove dhe bëre mirë grisjen e flamurit të Izraeli, dhe mirë bere. Por di gjë se kush e bëri? Kush ishte ajo zonja e maskuar që në sy të policëve grisi flamurin. Ajo u fut brenda institucionit dhe nuk kemi asnjë deklaratë se kush është ky person. Na flisni ju për semitizëm? Po anuloni koncertin e Kany West? E kanë anuluar të tjerët.
Jo nuk është e vërtetë.
Po rri, kush flet, ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për semitizëm! Ju keni zv.kryeministren të pandehur, dhe i bëni cv-n folësve në një protestë se është i proceduar! Ti kërkoi falje veteranëve të UÇK-së, për deklaratat për Goxhajn. E dëgjove deklaratën? Presin që të kërkosh falje!”, tha Bardhi.
Fraksion.com

