Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Hajdut! Analfabet! Nuk na përfaqëson! Ju
Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është përballur me thirrje dhe reagime nga protestuesit pas daljes nga ambientet e Parlamentit.
Në pamjet shihet momenti kur disa protestues e ndjekin deputetin, duke i drejtuar akuza dhe thirrje të ndryshme, si “Hajdut!”, “Analfabet!” dhe “Nuk na përfaqëson!”.
Deputeti socialist është ndjekur nga protestuesit nga dalja e Parlamentit deri në stacionin e Unazës, pranë selisë së PD, duke mos bërë asnjë reagim.
Fraksion.com





