Protestuesit jashtë Kuvendit ‘lajnë’ me vezë makinat e deputetëve dhe ministrave, policia kordon sigurie, Arben Kola: Mos provokoni
Nuk resht hedhja e vezëve nga protestuesit në drejtim të mjeteve të ministrave dhe deputetëve që lënë ambientet e Kuvendit.
Policia dhe FNSH kanë krijuar një kordon sigurie përmes të cilit bëhet e mundur largimi me mjetet e tyre të ligjvënëseve, ndërsa protestuesit i gjuajnë me vezë nga distanca.
Me megafon, një nga organizatorët e protestës qytetare Arben Kola, dëgjohet duke thënë: Mos na provokoni!
Fraksion.com

