AktualitetPolitikëTë fundit

Policia shtyn me forcë protestuesit për t’i hapur rrugë përfaqësuesit të kabinetit qeveritar, qytetarët i gjuajnë me vezë makinën

Situata është tensionuar para Parlamentit gjatë protestës, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

“Poshtë diktatura!”, “Parlament i krimit”. Këto kanë qenë disa prej thirrjeve që protestuesit kanë lëshuar në drejtim të Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca plenare.

Sot qytetarët janë stacionuar para Parlamentit, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij, duke sfiduar dhe temperaturat e larta.

“Anuloni ligjet!”, ishte një tjetër thirrje që erdhi nga protesta.

Siç shihet edhe nga pamjet, efektivët kanë shtyrë protestuesit për t’i hapur rrugë automjetit të një prej anëtarëve të qeverisë.

protesta

Gjatë momentit të kalimit të automjetit, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të makinës.

sulmohet me veze

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com