Deputetët në seancë plenare: Dita e 31-të e revoltës, qytetarët protestë para Parlamentit në orën 10:00: Është koha të zgjohemi!
Nën sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”, është paralajmëruar për sot një protestë para Parlamentit, që do të nisë në orën 10:00, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare.
Protesta u njoftua mbrëmjen e së hënës nga organizatorët e tubimeve të përnatshme, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, organizatorët kanë bërë të ditur se edhe në orën 19:00 do të zhvillohet tubimi i përnatshëm në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët do të mblidhen përpara se të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Autoritetet pritet të marrin masa për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e qarkullimit në zonat ku do të zhvillohen protestat.
Ndërsa në Parlament do të mbahet seanca e radhës plenare ku në rend dite janë:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
- Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
- Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Fraksion.com

