AktualitetPolitikëTë fundit

Begaj dekreton ligjin për dhënien e amnistisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie”.

Nga amnistia penale përfitojnë 466 persona, mes tyre 11 janë gra dhe një i mitur, të cilët lirohet menjëherë nga burgu. Ndërkohë, ulet masa e dënimit për 869 persona, ku përfshihen tetë gra dhe tetë të mitur.

Nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Nga amnistia nuk përfitojnë subjektet e dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, Presidenti dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com