AktualitetTë fundit

Mbi 400 pacientë marrin çdo ditë shërbim në urgjencën polivalente të QSUNT-së

Në Urgjencën Polivalente të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT), çdo ditë mbi 400 pacientë marrin trajtim dhe kujdes shëndetësor, ndërsa gjatë fundjavave fluksi rritet ndjeshëm, duke e bërë ritmin e punës edhe më intensiv.

Nën drejtimin e prof. dr. Edmond Zajmit, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i Urgjencës Polivalente janë në shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke ofruar asistencë të specializuar për pacientët që paraqiten në këtë strukturë”.

Pas çdo rasti të trajtuar qëndrojnë orë të gjata pune, përgjegjësi të mëdha dhe angazhim i vazhdueshëm për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor dhe për të shpëtuar jetë.

Sipas njoftimit nga QSUNT, Urgjenca Polivalente mbetet një nga strukturat me ngarkesën më të lartë në sistemin spitalor universitar, ku stafet mjekësore përballojnë çdo ditë një numër të konsiderueshëm pacientësh me problematika të ndryshme shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e Urgjencës, në mënyrë që ekipet mjekësore të kenë mundësi të përqendrohen te pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme dhe tek ofrimi i shërbimit në kohë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com