Balla: Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, i përket partisë
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në një prononcim për media, kreu i grupit Taulant Balla mes të tjerash foli edhe në lidhje me vendimin e marrë nga Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si NeoMalësorja, e cila është larguar nga grupi i PS dhe vijon si deputete e pavarur.
“Marjana Kocceku të dorëzojë mandatin, mandati i përket Partisë Socialiste”, tha ai.
Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar më 14 qershor se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.
“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan ajo në postimin e saj.
Fraksion.com

