AktualitetPolitikëTë fundit

Ju erdhi fundi!”: Marshim kilometrik në kryeqytet në ditën e 28-të radhazi, thirrje të prera për dorëheqjen e Ramës

Marshimi i mijëra qytetarëve që nisi pas përfundimit të fjalimeve në protestën e 28- të rradhazi përpara kryeministrisë, vijoi me një vendosmëri të jashtëzakonshme përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

Turma e madhe e protestuesve lëvizi në bllok, duke krijuar një kordon masiv njerëzor, ndërsa atmosfera në rrugët e kryeqytetit mbetet tejet e ndezur nga thirrjet unanime të pjesëmarrësve.
Gazetari nga terreni raporton se përgjatë gjithë itinerarit të marshimit dëgjohen në kor thirrje të fuqishme drejtuar ekzekutivit si “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”.

Qytetarët, të cilët mbajnë në duar pankarta dhe simbole kombëtare, shprehin me zë të lartë dhe pa doreza revoltën e tyre, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Mes rreshtave të marshuesve dominon gjithashtu slogani “Shqipëri e Re”, një thirrje që është kthyer në kryefjalën e kësaj dite të 28-të të qëndresës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com