AktualitetBota+Të fundit

Venezuelë: Numri i të vdekurve mund të arrijë në mijëra vetë

Pas tërmeteve në Venezuelë herë pas here vazhdojnë të shemben ndërtesa dhe ekspertët mendojnë se numri i viktimave mund të shkojë në mijëra.

Ekspertët mendojnë se numri i viktimave është shumë më i lartë dhe mund të shkojë në mijëra. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) mund të ketë më shumë se 10.000 të vdekur, sepse gjatë tërmeteve u shembën shumë ndërtesa.

Njerëz duke qëndruar para shtëpive të dëmtuara pas tërmetit në Catia La Mar.
Edhe një ditë pas tërmetit herë pas here vazhdojnë të shemben ndërtesaFotografi: Federico Parra/AFP

Në faqet e internetit të krijuara pas tërmeteve, si edhe në rrjetet sociale, qarkullojnë ndërkohë lista me emrat e njerëzve që kërkohen nga familjet e tyre. Sipas këtyre burimeve një ditë pas katastrofës si të zhdukur konsiderohen rreth 12.000 vetë, por këto të dhëna nuk mund të verifikohen ende zyrttarisht.

Tërmeti më i fortë prej më shumë se një shekulli

Pas tërmeteve në shumë vende u ndërpre furnizimi me energji elektrike dhe ujë; gjithashtu sipas banorëve edhe rrjeti i telefonisë mobile dhe interneti funksionojë vetëm pjesërisht. Trafiku hekurudhor u pezullua, aeroporti ndërkombëtar u mbyll për shkak të dëmtimeve. Edhe metroja në Karakas ndaloi punën. Po ashtu edhe shkollat janë mbyllur.

Apartamente në një ndërtesë të dëmtuar pas tërmetit në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, rreth 30 km në veriperëndim të Karakasit, më 25 qershor 2026.
Shumë shtëpi në Venezuelë nuk i përmbushin standardet moderne për tërmetet.Fotografi: Federico Parra/AFP

Edhe një ditë pas tërmetit herë pas here vazhdojnë të shemben ende ndërtesa. Shumë shtëpi në Venezuelë nuk i përmbushin standardet moderne për tërmetet.

Nga filmimet ajrore duket shkalla e shkatërrimit:  përgjatë bregdetit shihen grumbujt e rrënojave të ndërtesave të larta të shembura.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e vlerësoi fuqinë e dy tërmeteve me magnitudë 7,2 dhe 7,5. Sipas USGS mes dy dridhjeve kishte vetëm 39 sekonda diferencë. Po ashtu janë regjistruar edhe rreth 20 pasgoditje. Ky ishte tërmeti më i fortë në Venezuelë prej më shumë se një shekull.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com