AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Një ndër katër gjermanë beson se ka djall dhe demonë

Shumë gjermanë besojnë se djalli, demonët dhe pushtimi nga shpirtrat e këqij nuk janë mit dhe e konsiderojnë ekzistencën e tyre si të mundshme ose thuajse të mundshme.

Tetë për qind u përgjigjën “Po, patjetër”, ndërsa 15 për qind thanë se besojnë “deri diku” në këto gjëra. Dyzet e dy për qind janë të bindur se asnjë nga këto nuk ekziston, ndërsa 23 për qind u përgjigjën se “më tepër nuk i besojnë besëtytni të tilla”. Dymbëdhjetë për qind ishin të pasigurt ose nuk u përgjigjën.

BdTD Deutschland | Walpurgis im Harz
Fotografi: Matthias Bein/dpa/picture alliance

Nivel më i lartë besëtytnish te të rinjtë

Personat nga 18 deri në 34 vjeç ishin më shumë të prirur se grupmoshat e tjera të thoshin se besojnë se ka djall, demonë apo pushtim nga nga shpirtrat e këqij.

Ndër 18-24-vjeçarët 35 për qind u përgjigjën “po” ose “besoj më tepër se po”. Edhe 34 për qind e 25-34-vjeçarëve thanë të njëjtën gjë.

Niveli më i ulët i personave që besojnë në gjëra të tilla u regjistrua te grupmoshat mbi 55 vjeç, me 18 për qind.

YouGov anketoi 2.525 gjermanë të moshës 18 vjeç e lart. /DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com