AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama ka projektuar 523 resorte që i mban si ‘Top Secret’”, Berisha ju nxjerr emrat: Janë Salvador Aliu dhe Çopja. Europol, Eurojust dhe Interpol të hetojnë transaksionet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka sjellë fakte për investimet në jugun e vendit ku sipas tij kryeministri Edi Rama ka projektuar përmes studiove ariktekturore 523 resorte nga të cilët, 53 janë në ndërtim, 47 presin leje.

Berisha tha se për këto resorte nuk dihen blerësit dhe zhvilluesit, por në të vërtetë pas tyre fshihen persona me rekorde kriminale si Salvador Aliu dhe Franc Çopja.

Kreu i PD po ashtu solli pamje nga resorti që pritet të ndërtohet në Kanionin e Gjipesë dhe për të cilin ai është në një proces gjyqësor për shkak të deklaratave të mëparshme.

Ndër të tjera kryedemokrati iu bëri thirrje agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit të hetojnë transaksionet e këtyre projekteve.
“Rama ka projektuar 523 resorte, hotele në zonat turistike, nga të cilat njëlloj si të ishte pronë e tij përjashton të gjithë infrastrukturën gjigante 10 vite nga taksat. A ka shfrytëzim më të egër se ky?

Ky është regjim kolonial dhe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me ligjin, kushtetutën dhe ligjet ndërkombëtare të investimeve.
Berisha tha se të gjitha këto onvestime Edi Rama i ka në një libër të cilin e ka mbajtur sekret nga shqiptarët.
Kjo do të thotë të vendosësh një sistem nga i cili njerëzimi është ndarë prej kohësh.
Miliarderët marrin miliarda litra naftë, me 1/4 e çmimit që e ble fermeri shqiptar. Në librin e tij të mbajtur sekret ndaj shqiptarëve rreshton 523 projekte për zhvillim në të katër anët e vendit, por unë këtu para jish në mënyrë të përsëritur kam denonuar plaçkitjen nga familja e tij të njërit prej kanioneve më të bukura të botës, atij të Gjipesë.
Kanioni i Gjipesë rreshtohet në 20 kanionet më të çmuara të planetit. Ky bajloz i zi i vuri syrin Kanionit të Gjipesë, kur unë e ngrita si problem, mashtroi shqiptarët duke thënë se tokat janë në mal dhe bënte me dorë si i çmendur.
Kanioni është buzë detit. Kur denoncova ndërtimin e hotelit në formë ure, tani tha do të ndërtohet resorti por do të jetë i qelqtë.
Livadhën për kë nuk e njeh është kurora më e bukur e Himarës.
Gjipeja një nga plazhet më të bukura, shfaqet një projekt Top Secret, nuk ka zhvillues.
15 mijë metra katrorë tokë në Vuno janë blerë nga Salvador Aliu, trafikant droge, por se nga kush e bleu ai është Top Secret. Parcelat kanë blerësin, por jo shitësin. Territori i blerë nga Salvador Aliu figuronte tokë publike, 5 ditë pasi Artan Lame e deklaroi u shkarkua nga detyra.
Ai nuk regjistroi as tokën në Vuno as Gjipenë si tokë private.
Projekti nuk ka zhvillues dhe nuk thihet se ku do të ndërtohet. Në 523 projekte në libër, 53 janë në ndërtim, 47 presin leje.
Ndërtuesit nuk përmenden sepse janë Salvador Aliu dhe Franc Çopja.
Ata janë në të gjitha, por nuk ka prestanome. Në Republikën e Buendias të Markezit nuk ka asnjë përshkrim si ky.
Ja pse unë jam në gjyq.
Ky është hoteli nga njëri cep në tjetrin.
Në libër e ka, por ka ngritur padi ndaj meje.
Europoli të vendosë nën hetim të gjitha projektet në librin e Edi Ramës, të hetojë transaksionet për këto projekte.
Duke mbetur i bindur se transparenca është jetike, nuk mund të mos kërkoj hetimin nga Europol, Eurojust, Interpol të projekteve të implikuara.
Ky është skandal kombëtar dhe ndërkombëtar. Hetoni transaksionet e këtyre studiove me sulltanatin e Edi Ramës”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com