AktualitetBota+Të fundit

Përparime inkurajuese në bisedimet SHBA-Iran

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër përfundoi. Duket se ka pasur afrime të qëndrimeve. Pritet të ketë më shumë shkëmbime p.sh. mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Delegacioni i palës amerikane drejtohej nënpresidenti JD Vance, ndërsa ai i palës iraniane nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf.

Të dyja palët shprehen për një bilanc pozitiv

Shtetet ndërmjetësuese thanë se atmosfera e bisedimeve ishte konstruktive dhe u shprehën për “përparime inkurajuese”. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Aragçi, lëvdoi Pakistanin dhe Katarin për ndërmjetësimin e bisedimeve dhe u shpreh po ashtu për përparime të rëndësishme.

Pjesëmarrës të delegacioneve duke i dhënë dorën njëri-tjetrit
Në bisedimet SHBA-Iran duket se mes palëve ka pasur afrime të qëndrimeve. Të dyja palët shprehen për një bilanc pozitivFotografi: Nathan Howard/AP Photo/REUTERS/dpa/picture alliance

Sipas nënpresidentit amerikan Vance bisedimet përbëjnë një bazë të mirë për një marrëveshje të suksesshme për t’i dhënë fund luftës me Iranin. “Ende nuk e kemi ndërtuar shtëpinë, por kemi krijuar një themel të fortë për të arritur një rezultat të mirë për popullin amerikan”, tha Vance.

Vance: Sërish inspektime bërthamore në Iran

Sipas Vance Irani ka rënë ndër të tjera dakord t’i lejojë sërish inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike(IAEA) të hyjnë në vend. Megjithatë për këtë ende nuk është caktuar ndonjë afat. Negociatorët kishin tentuar t’i kontaktonin inspektorët rreth orës 2 të mëngjesit, por shumica nuk ishin përgjigjur në telefon. Irani nuk e ka konfirmuar deri tani rifillimin e kontrolleve.

Selia e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
Irani thuhet se ka rënë dakord t’i lejojë sërish inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të hyjnë në vendFotografi: Helmut Fohringer/APA/dpa/picture alliance

Kanal komunikimi për Ngushticën e Hormuzit dhe Libanin

Siç deklaruan shtetet ndërmjetësuese, është krijuar gjithashtu një kanal komunikimi mes palëve në konflikt për të shmangur keqkuptimet ose incidentet në Ngushticën e Hormuzit. Kjo ngushticë është një rrugë e rëndësishme për ekonominë botërore për tregtinë e plehrave kimikë, të naftës dhe të gazit të lëngshëm nga vendet e Gjirit Persik.

Përveç kësaj, së bashku me Libanin pritet të krijohet një lloj strukture për zgjidhjen e konflikteve, me qëllim që të ndalen luftimet në vend, thuhet në deklaratë. Në Liban zhvillohen luftime mes Izraelit dhe milicisë pro-iraniane Hezbollah./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com