AktualitetPolitikëTë fundit

Spiropali: Partia Socialiste duhet të pastrohet nga smërçet dhe pehlivanllëqet

Elisa Spiropali më në fund i është përgjigjur kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me marrëveshjen  për Shqipërinë e Re:

”Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.”, shkruan Elisa Spiropali në përgjigjen e saj nëpërmjet Facebbok-ut.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com